Hapi i Thaçit që ‘shkel’ Kuvendin

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një hap që “shkel” Kuvendin e Kosovës. Po kërkon nga Gjykata Kushtetuese t’ia mundësojë anashkalimin e legjislativit në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, ku pritet të ndodhë edhe ndryshimi i kufijve. Por, njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se nëse kjo kërkesë aprovohet ekziston rreziku që në të njëjtën mënyrë të futet në lojë edhe shfuqizimi i Speciales, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po tenton që t’i ndryshojë kufijtë me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, duke anashkaluar plotësisht Kuvendin e Kosovës.

Një gjë të tillë i pari i shtetit është duke tentuar ta bëjë duke e futur në lojë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nga e cila po kërkon ta bëjë interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që thotë se legjislativi i vendit me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, mbi të gjitha për territorin, aleancat ndërshtetërore e çështjet politike dhe ushtarake.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).