Fundamenti

Hapet zyra e policisë në Stacionin e Autobusëve në Gjilan, konfirmohen edhe investimet tjera në të ardhmen

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të bashkëpunimit që ka Komuna e Gjilanit me Policinë e Kosovës, sot në Ndërmarrjen Komunale “Stacioni i Autobusëve” është bërë hapja e zyrës për prezencën e policisë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike, kujdesit ndaj udhëtarëve dhe operatorëve.

“Është ndërmarrje në të cilën marrin shërbimet e tyre 15 mijë udhëtarë brenda ditës dhe prezenca e policisë është e domosdoshme. Gjithashtu, nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi administrative i cili sanksionon ndaljet e autobusëve dhe operatorëve të tjerë në vende të paautorizuara dhe gjobat mandatore janë shumë të larta, për çka apelojmë operatorët që të jenë vigjilent dhe të zbatojnë ligjin dhe rregullat e komunikacionit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së kësaj zyreje.

Haziri ka konfirmuar se në ndërmarrjen publike “Stacioni i Autobusëve”, do të vazhdohet me investime dhe njëkohësisht tha se pret certifikimin e stacionit sipas udhëzimeve ligjore.
“Investimet kanë të bëjnë me infrastrukturën e terrenit dhe objektit në mënyrë që të gjitha llojet e transporteve që kërkohen të jenë të koordinuara edhe me stacionet tjera. Gjithashtu, PK do të ndërmarrë masat e nevojshme dhe nuk do të ketë as ndalje apo parkim të paautorizuar në territorin e komunës së Gjilanit, në mënyrë që stacioni të jetë në funksion të mbarëvajtjes së detyrave të veta ligjore që ka”, theksoi kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka falënderuar kryetarin e Komunës për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë policisë që të jetë më afër qytetarëve sikur në rastin e sotëm ku fluksi i tyre brenda ditës është shumë i madh.
“Lusim të gjithë operatorët që t’i përmbahen rregullave të Stacionit të Autobusëve dhe njëkohësisht të zbatojnë edhe udhëzimin administrativ për qarkullimin në komunikacion, që ka hyrë në fuqi nga data 1 nëntor 2018, sepse në të kundërtën duhet të veprohet në përputhje me këtë udhëzim”, ka potencuar ai.

Kurse nga ana e tij, Avni Hajrullahu, kryeshef ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, ka thënë se është një element pozitiv hapja e zyrës për Policinë e Kosovës në shërbim të qytetarëve, operatorëve dhe vetë këtij institucioni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.