United Hospital

Hapet tenderi për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më në fund duket se po shihet drita në fund të tunelit sa i përket stadiumit të qytetit në Gjilan, pasi Komuna e Gjilanit ka hapur tenderin për renovimin e stadiumit të qytetit.

Në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), afati për aplikim në këtë tender mbyllet më 16 janar të vitit të ardhshëm.

Vlera e parashikuar e këtij projekti është 15 milionë euro dhe është bashkëfinancim midis komunës dhe Ministrisë së Kulturës.
“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit ( MB ) është mbështetja financiare për projektin në fjalë, i cili si pjesë e Planit 5-vjeçar të infrastrukturës së futbollit, do të implementohet dhe funksionalizohet gjatë viteve 2023-2028.

HW

Në bazë të Memorandumit midis Komunës së Gjilanit dhe MKRS-së me nr.prot.4894/2023 zhvillohet aktiviteti i prokurimit pasi është mbështetje financiare për projektin në fjalë.

Afatet kohore për fillimin dhe/ose përfundimin e kontratës: në 24 muaj”, thuhet në njoftimin e KRPP-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.