RCCOLA

Hapet shqyrtimi publik për Planin Rregullues Urban për tri zona të qytetit

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sot në Gjilan u hap diskutimi publik i Propozim Planit Rregullues Urban për tri zona të qytetit; “Qezma e Petigocit”, “Gllama” dhe “Dheu u Bardhë – 2”.

Përgjegjës të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me përfaqësuesit e studios së planifikimit “XL-Architekt”, Arian Xhemaj, kanë demonstruar para qytetarëve gjendjen ekzistuese dhe planifikimin në të tri zonat urbane të qytetit, ku çdo gjë është planifikuar me përkushtim dhe profesionalizëm duke i marrë parasysh interesat e qytetarëve të atyre zonave.

Në këto tri zona, është planifikuar e gjithë infrastruktura me përmbajtje publike; rrugët, ujësjellësi, kanalizimi, ndriçimi publik, infrastruktura për edukim dhe arsimim. Mandej, me kujdes është dizajnuar edhe ndërtimi i objekteve të banimit individual, kolektiv, etj, por që kujdes i veçantë i është kushtuar poashtu hapësirës gjelbëruese e rekreuese për qytetarët e këtyre zonave.

Zona “Gllama”, me një sipërfaqe prej 22 Ha është e destinuar për këto përmbajtje:
banim e afarizëm, çerdhe, ambulantë, hapësira gjelbëruese rekreuse-parqe dhe infrastrukturë fizike-publike (rrugë, ujësjellës, kanalizim, rrjeti elektrik dhe telekomonukimi).

Ndërkaq në Zonën “Dheu i Bardhë-2”, me sipërfaqe prej 42 Ha është planifikuar përmbajtje e llojit; banim e afarizëm, banim, shkollë fillore, çerdhe, ambulantë dhe hapësirë e rregulluar e gjelbëruar përgjatë Lumit “Stanishorka”.

Kurse, në Zonnë “Qezma e Petigocit” me sipërfaqe 21 Ha, po ashtu është dizajnuar përmbajtje me banim e afarizëm për gjatë rruges të Prishtinës, çerdhe, ambulantë dhe hapësirë e gjelbërt rregulluese për gjatë Lumit “Mirusha”, si dhe infrastruktura tjetër përcjellëse.

Për dallim nga debatet tjera për planet Rregulluese Urbane, interesimi i qytetarëve sot ishe më i theksuar, edhe pse akoma nuk jemi të kënaqur me numrin e pjesëmarrjes së publikut, duke patur parasysh rëndësinë që kanë këto plane rregulluese për planifikimin e qytetit në zonat urbane.

Uji Dea

Qytetarët e pranishëm, janë interesuar kryesisht për planifikimin në parcelat e tyre në këto tri zona, qofshin ato të lira apo me ndërtim, dhe pjesa më e madhe e tyre, janë shprehur të kënqur.

Kështu, Nazim Zylfiu, nga lagja “Dheu i Bardhë”, ka ngritë çështjen e lokacionit për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje në nevojë, iniciativë kjo humanitare. Dhe, lokacioni ku është menduar të ngritën këto dy shtëpi, është me konfiguracion të papërshtatshëm dhe planifikuesit e Planit Rregullativ Urban, kanë shpjeguar se do të analizohet ky pozicion dhe do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Nazmi Musa, qytetarë i lagjes “Gllama”, shprehu shqetësimin e tij, për eksproprijimin e pronave për interes të përgjithshëm publik. Ndërkaq qytetari Tahir Boroci, u shpreh i pakënaqur, që sipas tij, nuk janë njoftuar të gjithë pronarët e pronave që i përshkon ky plan rregullativ, e sidomos pronarët që gjenden me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, ndërsa sugjeroi të bëhet zhvillimi i komunës paralel me interesat e qytetarëve.

Drejtoresha e Urbanizmit, Barije Mahmuti, bëri të ditur mënyrën e informimit të qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre ne këtë dëgjim publik, përmes të gjitha formave të informimit publik dhe brenda mundësive që ka komuna, është bërë me kohë njoftimi publik në media dhe me poster në vendet publike të përshtatshme . Ndërsa apeloi tek qytetarët e këtyre zonave, që të paraqiten në zyrat e Urbanizmit, në ditët në vijim, për interesimet për pronat e tyre duke sjell me vete fletë posedimit e kadastrit në mënyrë që çdo gjë të planifikohet edhe me interesin e tyre, aty ku ekziston mundësia, sepse, siç ka potencuar ajo, këto plane rregullative po bëhen për të mirën e qytetarëve tanë.

Në këtë debat, më sqarimet e tyre zyrtare profesionale, kontribuuan edhe zyrtarët e Urbanizmit; Naser Sylejmani, urbanist dhe Mumin Kqiku, ndërsa me diskutimet e tyre kontribuuan edhe qytetarët; Latif Ibishi, Mejdi Ahmeti, Shaban Arifi, Ali Mustafa, Reshat Syla, Shpend Jakupi, Agon mamuti, Limon Hasani, Rexhep Behluli, etj.
Pati edhe nga ata që deklaruan se, nëse ështw interes i komunës, le të na i marrin edhe shtëpitë vetëm e vetëm të rregullohet mirë puna.

Shpjegimi publik do të zgjatë tridhjetë ditë, dhe qytetarët mund të marrin informacionet e nevojshme tek zyrat e Urbanizimit në Gjilan ku janë t ekspozuara këto Propozim Plane për këto tri zona.

Ndryshe, pas mbylljes së afatit të shqyrtimit publik, do të merren në analizë për shqyrtim të gjithë vërejtjet, sugjerimet e plotësimet, ku pastaj brenda 15 ditësh do të merret me to Komiteti i planifikimit, mandej, Këshilli i Drejtorëve të Komunës, Komiteti për Politikë e Financa dh krejt në fund, do të miratohen në kuvendin e Komunës./rajonipress/