ARKATANA

Hapet Shkolla Shqipe në Halifaks të Kanadasë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Pas shumë vitesh pune të mundimshme dhe dedikim të pandalur, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Halifaks ka mundësuar që femijët shqiptarë të këtij qyteti të kenë mundesinë që të mesojnë gjuhën shqipe.

Pas shumë vitesh pune të mundimshme dhe dedikim të pandalur, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Halifaks ka mundësuar që femijët shqiptarë të këtij qyteti të kenë mundesinë që të mesojnë gjuhën e tyre amtare. Hapja e Shkolles ndodhi sot më 1 nëntor 2014 në Halifax në lokalet e Kishës së St. Angles.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Halifaksit dr. Liri Loshi, i cili mbetet edhe zëri i kësaj iniciative, u shpreh se ky është nje hap shumë i madh për komunitetin shqiptar në Halifax dhe në Nova Scotia. “Ky është nje hap i madh per komunitetin Shqiptar në Halifax, i cili do të qëndrojë këtu me gjenerata. Si prind që jemi, detyra jonë është t’ua mundëojmë fëmijeve tanë që të kenë rastin ta mësojnë gjuhën e tyre amtare, ndërsa për gabimet tona si prind, ata do të na përkujtojnë kur të rriten se çka nuk nuk kemi bërë ne për ta”- u shpreh ndër të tjera ain ë fjalën përshëndetëse të tij.

Shkolla është pa dyshim një iniciativë e shkëlqyeshme dhe mbulon një nga shumë nevojave themelore të fëmijëve në diasporë, me gjithë faktin se kërkon shumë angazhin edhe nga mësimëdhënësit edhe nga prindërit. Për më tepër, përpjekjet e tilla tregojnë vullnetin e mirë dhe mundësinë qe t’i dërgojnë fëmijët shqiptarë në Kanada në shkollë ​​ku gjuha e tyre amtare është e folur dhe e mësuar. Ky është një realitet i vërtetë për shumicën e komuniteteve të tjera si ajo italiane, hebreje, kineze , greke ose arabe, dhe të tjera komunitete që përbëjnë jetën multikulturore të këtij qyteti.

Shkolla Shqipe në Halifax ka filluar me katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Histori Shqiptare, Geografi të Trojave Shqiptare dhe Art e Muzikë. Planprogrami i Shkollës Shqipe në Halifax është i njejtë sikur shumica e shkollava shqipe në diasporë. Të gjithë mësimdhënësit janë banorë të Halifaksit me përvojë në arsim si këtu ashtu edhe në atdhe. Kështu për lëndën e Gjuhës Shqipe mësimëdhënës do të jenë Bardha Daka dhe Arben Shala, për lëndën e Gjeografisë Arjeta Rexhepi dhe Albulena Rrafshi për Histori Shqiptare.

ARKATANA

Driton Dembogaj, babai i tre fëmijëve të cilet sapo emigruan në Kanada shpreh përkrahje të madhe për këtë iniciativë. “ Edhe pse fëmijet e mi sapo erdhen nga Kosova, për momentin gjuhën, shkrimin dhe leximin nuk e kanë problem, dua ata që të mos harrojnë gjitha ato që i kan mësuar atje, dhe nëse nuk vazhdojnë me mesimet në shkollen shqipe, ata mund të harrojnë”.

15 vjeçarja, Dora Muji shprehet: “ Unë jam shumë e gëzushme! Prindërit e mi kanë punuar shumë me fëmijet në familjen time. Unë di të flas, të lexoj dhe të shkruaj mirë në gjuhën shqipe, por dua ta përforcoj edhe më shumë”.

Mësimdhënësja Albulena Krasniqi përshëndetë dhe ka ardhur ta përkrahë nismën për hapjen e shkollës. “Ky është nje hap shumë pozitiv. Kjo është shumë e rëndësishme për mua si mësuse sepse duam t’i ruajmë idntitetin, kulturën dhe traditat tona kudo që jemi, ndërsa këtu në Halifaks kjo është shumë e nevojshme”- u shpreh ajo. halifaksi3

Dr. Loshi thotë se Shkolla Shqipe në Halifaks është falas e cila nuk u jep prindërve arsye financiare të mos i dërgojnë fëmijët të mësojnnë gjuhën shqipe. “Kemi hapur shkollën Shqipe falas për shkak që prindët të mos kenë pengesa të tilla, dhe me ëtë u është dhënë mundësia të gjithëve. Shkolla Shqipe hapet me shpresa që të mos mbyllet me kurrë falë mësimdhënësve të cilët vullnetarisht kanë treguar interes dhe kohë se pa ata nuk do arrinim hapjen e kësaj shkolle” Ai gjithashtu u shpreh se donacionet e mundshme janë të nevojshme dhe të mirëseardhura sipas mundësive./flas-shqip.com/