Fundamenti

Hapet shkolla e dytë shqipe në Belgjikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkolla e dytë për mësimin e gjuhës shqipe është hapur në qytetin më të vjetër belg, në Tongeren. Për kurorëzimin e këtij projekti më se një vit përfaqësuesit e shoqatës “Iliria” ishin angazhuar në bashkëpunim me organizatën federale dhe komunën e qytetit të vetëm romak për provincën lindore të Limburgut.

Myrvete Fekaj, mësuese e gjuhës shqipe, thotë se kishin filluar çdo gjë nga zero mbi baza vullnetare.
„Ka jashtëzakonisht një interesim të madh të prindërve për të sjellë fëmijët që të mësojnë gjuhën shqipe dhe shpresoj se do të na ecë mbarë”.

25 nxënësit e regjistruar tashmë do të mësojnë bukurshkrim falë abetareve të dhuruara nga ambasada e Kosovës, ndërsa Tirana vjen në ndihmë me 3 nivelet e botimeve të reja specifike për fëmijët e emigrantëve: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”.

FIDANISHTJA

Siç raporton Top-Channel, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm nënkryetarët e Komunës së Tongeren për arsimin, çështjet ekonomike dhe shoqërore, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Belgjikë, deputeti shqiptar i Brukselit, përfaqësues të shoqatave shqiptare nga qytetet e tjera. Drejtuesit e shkollës së parë shqipe të Brukselit shprehën gatishmëri për të ndarë përvojën e tyre 10-vjeçare.

Mësimi plotësues i gjuhës dhe kulturës shqiptare është vetëm 4 orë në javë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.