Mobi Casa

Hapet rruga për krijimin e institucioneve – certifikohen zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

KQZ ka certifikuar zgjedhjet e 11 qershorit dhe ka hapur rrugën për themelimin e institucioneve të Kosovës. Së pari, do të konsituohet Kuvendi i Kosovës pastaj do të nisin procedurat për formimin e Qeverisë. Në këto zgjedhje, PAN ka dalë i pari, VV e dyta, ndërsa LDK e treta. Më së largu, Kuvendi i Kosovës do të konstatohet pasi kalon edhe afati prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ky afat nis të harxhohet sot pasi KQZ ka certifikuar zgjedhjet nacionale.

Në këtë mënyrë, koalicionit PDK-AAK-NISMA i është hapur krijimi i Qeverisë së re.

Mirëpo, paraprakisht, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dekretojë mandatarin për formimin e Qeverisë dhe ka kohë vetëm 15 ditë për të formuar Qeverinë.

Nëse për herë të parë dështon koalicioni PAN për formimin e Qeverisë, atëherë, Presidenti e ka ne diskrecion se kujt do t’ia japë mandatin për herë të dytë.

United Hospital

KQZ-ja ka njoftuar se koalicioni PAN ka zyrtarisht 33.74 për qind, pas saj është Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind ndërsa koalicioni tjetër LAA ka 25.53 për qind.
Koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka 32 ulëse, ndërsa koalicioni LAA 29 ulëse. Me nëntë ulëse është Lista Serbe.

Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë përcaktohet sipas procedurës së njëjtë, por se mandati i jepet kandidatit tjetër.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse dështon PAN atëherë Qeverinë do ta formojë Albin Kurti bashkë me partitë tjera.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët në zgjedhje dolën mbi 747 mijë votues apo 41.30 për qind e pjesëmarrjes./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.