GRANDEMALL

Hapet Panairi tradicional i produkteve të bletës

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të premten është hapur Panairi Regjional i Produkteve të Bletës. Ky panair është tradicional, i pesti me radhë, ku marrin pjesë bletarë nga 11 komunat e Regjionit të Gjilanit dhe nga Lugina e Preshevës.

Panairi mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, ndërsa e organizon Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me drejtoritë për bujqësi të komunave të regjionit dhe të shoqatave të bletarëve të kësaj ane tha Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi e pylltari në Gjilan.

Ndryshe Panairi është i hapur, për dy ditë rresht dhe është një rast i mirë, ku bletarët ekspozojnë produktet e tyre, ndërsa qytetarët mund të furnizohen me mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve.

Sipas Rapucës qëllimi i panairit është Promovimi i produkteve të bletës dhe të bletarëve të kësaj ane, këmbimi i përvojave mes bletarëve, inkurajimi i bletarëve, por edhe i qytetarëve të tjerë për të investuar në këtë degë shumë profitabile dhe të rëndësishme ekonomike, krijimi i traditës për konsumimin e mjaltit nga qytetarët, pasi që mjalti ka vlera të larta ushqyese, dietale, shëruese etj.

Dhënia e rastit bletarëve për të shitur produktet e tyre dhe për të krijuar klientelë të qëndrueshme janë një tjetër mundësi për ta.

Sipas shënimeve tona, në komunën e Gjilanit janë mbi 100 bletarë të cilët së bashku mbarshtrojnë rreth 2350 shoqëri bletësh. Vetëm nga vjeshta e vitit të kaluar, komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Caritasin e Luxemburgut u kemi dhënë bletarëve Gjilanas 300 shoqëri të reja të bletëve, kurse nga buxheti i komunës, kemi dhënë 1150 shtëpiza për bletë tha Rapuca.

Rapuca tha se ky numër i bletarëve dhe i shoqërive të bletëve që mbarshtrojnë ata, është shumë i vogël, karshi mundësive që ofron ambienti ynë dhe karshi nevojave të tregut për mjaltë.

Rapuca thotë se bletaria kërkon vullnet, përkushtim dhe pak eksperiencë. Shumicës prej bletarëve u mungon ndonjëra prej këtyre vetive. Për këtë arsye të gjithë bletarëve, por edhe të tjerëve, që duan të merren me këtë veprimtari mjaft atraktive e fitimprurëse, u rekomandojmë që të bashkëpunojnë mes vete, të kërkojnë eksperiencë nga ata që e kanë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë, për të arritur rezultate sa më të mira në këtë drejtim ka thënë Rapuca në hapje të panairit.

ARKATANA

Në kuadër të këtij panairi, organizatori ka planifikuar edhe një ligjëratë për bletarinë, sidomos për dimërimin e bletëve, që do ta mbajë profesor Halil Dërmaku, nënkryetar i Lidhjes se Bletarëve te Kosovës.

Duke folur në panair, Dërmaku ka thënë se bletaria në regjionin e Gjilanit po shkon drejt një shtrirje të lakmueshme dhe ndoshta pak më shumë se sektorët tjerë të bujqësisë. Këto rezultate vetëmohuese janë fryt i punës vetëmohuese të bletarëve, por edhe e përkrahjes materiale që këtij sektori i kanë dhënë institucionet e vendit, qendrore e lokale, ka thënë Dërmaku.

Kurse Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se investimet për bujqësinë, përfshirë edhe bletarinë, janë rritur nga viti në vit dhe do të jenë edhe më të shumta në vitet e ardhshme, sepse sado që kemi bërë progres, ende jemi larg dhe ende duhet të bëjmë shumë punë për ta ngritur agrobiznesin në kufijtë e asaj që është nevojë e vendit.

Mustafa ka premtuar se do të vazhdojnë të gjejnë burime për bujqësinë, në mënyrë që në këtë sektor të punojnë sa më shumë njerëz dhe të krijojnë prodhim sa më të madh për nevojat e vendit.

Ai nënvizoi se në këto katër vite, në bujqësi janë krijuar 1000 vende pune, duke thënë se punësimi në këtë sektor është i qëndrueshëm, sepse secili është i interesuar që ta zhvillojë e zgjerojë më tutje veprimtarinë e vet, ka thënë Mustafa.

Metush Maksuti nga Cërrnica e Gjilanit ka krijuar një traditë të mirë në kultivimin, rritjen dhe shumimin e bletëve, që nga këto krijon mjaltë të cilësisë së lartë. Maksuti me profesion është policë komunikacioni, por punën e bletarit thotë se e ka traditë familjare.

Ai thotë se bletaria është një profesion që donë saktësi dhe përgjegjësi.”Mjalti ka veti shëruese dhe dobiprurëse për të gjitha kategoritë familjare. Do të duhej që mjalti të shndërrohej në ushqim të përditshëm, ashtu siç ndodhë të servohet në familjet më të avancuara dhe edukuara evropiane. Po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë më të mëdha”shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.