Fundamenti

Hapet panairi i punimeve artizanale dhe produkteve ushqimore tradicionale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” hapën panairin tradicional për nder “15 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.

Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.
Në hapje të panairit, ishin nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, ai Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zyrtarë tjerë.

Në panair po ekspozohen prodhimet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se ky panair domethënës, i cili shënon jo vetëm përvjetorin e çlirimit të komunës sonë – një moment historik që përherë do ta kujtojmë me krenari – por edhe fuqizimin e vazhdueshëm të ekonomisë lokale dhe të grave në shoqërinë tonë.

Ajo shtoi se kjo, është dëshmi se kur institucionet dhe shoqëria civile bashkëpunojnë, rezultatet janë të prekshme, konkrete dhe të qëndrueshme.

“Sot, ne nuk po festojmë vetëm çlirimin nga një e kaluar e dhimbshme – por po festojmë edhe një të ardhme më të ndritur: një të ardhme ku prodhimet vendore, zejet tradicionale, inovacioni bujqësor dhe fuqizimi i grave zënë vendin që meritojnë”, tha Morina Bunjaku.

Mobi Casa

Nënkryetarja, shtoi se panaire të tilla nuk janë thjesht aktivitete festive – ato janë një platformë për zhvillim ekonomik, për bashkëpunim mes prodhuesve dhe konsumatorëve, për promovimin e punës së ndershme dhe cilësore, dhe për afirmimin e potencialit të jashtëzakonshëm që ka komuna jonë.

“Le ta shfrytëzojmë këtë panair për të njohur më mirë produktet vendore, për të mbështetur prodhuesit tanë dhe për të inkurajuar sidomos gratë dhe të rinjtë që të vazhdojnë të besojnë në fuqinë e punës dhe të ndërmarrësisë”, tha Morina Bunjaku.

Ndërsa drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, tha se panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse si dhe produktet e prodhimeve bujqësore të fshatrave të Komunës së Gjilanit.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, tha se ky panair me produkte vendore, do të jetë tre ditor dhe ka karakter promovimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.