Fundamenti

Hapet panairi i Artizanaleve në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shpallur të hapur panairin e artizanaleve, që është organizuar në hyrje të Teatrit të Qytetit dhe ka pjesëmarrës nga treva të ndryshme shqiptare.

Me këtë rast njëzëri është mbështetur femra në realizimin e ambicieve të saja gjatë të ardhmes, ngase siç u tha kreacionet e prezantuara ishin jashtëzakonisht të bukura dhe të punuara me përkushtim të madh e të cilat janë para qytetarëve qytetarëve .

Kryetari Qemajl Mustafa, ka thënë se sot Gjilani është më i hijeshuar, sepse ka këtu para nesh artizanale shumë të bukura, që janë në funksion të ruajtjes së traditës. Duhet të bëjmë çmos që këtë fushë ta ruajmë me fanatizëm dhe ta kultivojmë në mënyrë që këto materiale t’i kemi edhe në treg gjatë të ardhmes por edhe t’i prezantojmë para të huajve. Ne kemi tradita shumë të mira, kemi kulturë materiale që të tjerët na kanë lakmi, por ato duhet që me fanatizëm ti ruajmë dhe përdorim edhe në përditshmëri pse jo.

Ai ka thënë se kreacionet e ekspozuara sot ishin shumë të mira por edhe interesante.

Mobi Casa

Ndërsa Sadbere Drishti nga Tirana ka thënë se shoqata me të cilën marrin pjesë ato në këtë panair është e impresionuar me pritjen shumë të mirë që i bëhet nga Komuna e Gjilanit dhe nga qytetarët këtu.

Ajo ka thënë se është mirë që vajzat, femrat të kombinohen me materiale të ndryshme dhe artizanale edhe gjatë përditshmërisë. Veshja tradicionale është vlerë, që duhet ruajtur.

Panairi është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me OJQ “Gruaja Hyjnore”. Të pranishmëve në këtë panair i kanë përshëndetur edhe Igballe Hajdari, Shpresa Hajdari dhe Nazife Jonuzi. Panairi mbetet i hapur tri ditë./rajonipress/