ARKATANA

Hapet Manifestimi “Flakadani i Karadakut 2016”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Është hapur Manifestimi Tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2016” me ndezjen e flakadanit në sheshin Nijazi Azemi në Viti.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes solemne, ishin përfaqësues Institucional, udhëheqës të komunës së Bujanovcit, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, UÇPMB-së, si dhe artistë, piktor, shkrimtar dhe mysafir të shumtë. Manifestimin e sivjetmë të “Flakadanit të Karadakut” e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë, nën përkujdesjen e të cilit edhe mbahet ky eveniment Sokol Haliti, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo ngjarje e cila nderon veprën e komandant Mjekrës, por edhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri. “Që sonte po dëshmohet madhështia e këtij manifestimi. Këtë po e bënë prezenca e juaj e cila po nderon edhe veprën e komandantit Nijazi Azemi, po nderon dëshmorët, por edhe gjithë shqiptarinë. Realisht edhe manifestimi Falakadani i Karadakut, na nderon si komunë ku për 6 ditë me radhë do të zhvillohen një varg aktivitetesh kulturore e sportive në të cilin marrin pjesë vëllezërit dhe motrat tona nga anë e mbanë trojeve shqiptare. Uroj që ky flakadan të shërbej si një udhërrëfyes për të gjithë he të na e kujtoj veprën por edhe amanetin e atyre që u flijuan që ne sot të jemi të lirë”, u shpreh kryetari Haliti.

Mobi Casa

Ndezjen e Flakadanit të sivjetmë e bënë kryetari Haliti, kryetari i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, baba i komandant “Mjekrës” Ramush Azemi, drejtoresha për kulturë Kaltrina Sylejmani dhe kryetari i OVL-së në Viti Avdyl Bajrami. Më pas është hapur ekspozita e “Flakadanit të Karadakut 2016” e artistëve nga komuna të ndryshme, e cila do të jetë e hapur për shikuesit në Galerinë e arteve në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.