Eko Higjiena

Hapet Manifestimi “Flakadani i Karadakut 2015”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në prani të përfaqësuesve institucional të nivelit qendror e lokal, udhëheqës komunal të Luginës së Preshevës, veteran të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të shumtë, është hapur sonte Manifestimi tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2015, me një tubim solemn në sheshin e qytetit Nijazi Azemi.

Duke shpallur të hapur manifestimin “Flakadani i Karadakut 2015”, kryetari i komunës Sokol Haliti nën patronatin e së cilit edhe organizohen këto aktivitete, ka thënë se jemi të vetëdijshëm se do të realizojmë këtë ideal të dëshmorëve shumë shpejt që të kemi hartën e Dardanisë sepse ky idealizëm është i drejtë. “Unë e di se do ta realizojmë këtë ideal shumë shpejt. Secilën kohë do ta shfrytëzojmë racionalist, do ta bëjmë me punë të mira, sepse dy gjëra janë të shenjta dhe shtylla të shtetit, janë Institucionet dhe dëshmorët. Nëse këto dyja ne i bashkojmë dhe i mbështesim, realizimi i aspiratave është i patjetërsueshëm”, ka thënë Haliti.

Për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë 6 ditëve sa do të mbahet ky manifestim, drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Viti Kaltrina Sylejmani, tha se do të tubojnë artistë, poetë, e grupe nga vise të ndryshme që do të begatojnë këtë ngjarje kulturore e sportive.

Hapjen e manifestimit të sivjetmë Flakadani i Karadakut, e ka shënuar ndezja e flakadanit që e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Viti Avdi Rexhepi dhe vajza e dëshmorit Nijazi Azemi, Liridona Azemi.

United Hospital

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, foli Avdyl Bajrami, i cili u shpreh se mbështesim këto organizime kulturore e sportive, përmes së cilave afirmohen edhe vlerat kombëtare.

Më pas është vazhduar me përurimin e ateliesë në Shtëpinë e Kulturës, ku u hap edhe një ekspozitë e artit pamor e Shoqatës së artistëve “Gursel Sylejmani” në Viti.

Me këtë rast edhe u ndanë dy çmime për pikturë dhe një për skulpturën më të mirë. Juria në përbërje Miradie Ramiqi, Avni Behluli e Shpend Qeriqi, çmimin special i ndanë profesor Esat Valla, i cili shpërblim do të jetë tradicional./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.