Fundamenti

Hapet konkursi për drejtor në Spitalin e Gjilanit, pritet rivalitet i fortë profesional

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Konkursi është hapur nga data 31 dhjetor dhe pritet të mbyllet më 7 shkurt. Gara për këtë pozitë që duhet të menaxhojë me 544 punëtor shëndetësor do të jetë e fortë. Drejtoria aktual Arsim Emini mund të jetë njëri nga kandidatët më serioz, nëse do të hynte në garë. Konkursi përjashton kandidatët me natyrë kriminale dhe dënime apo aktvendime të plotfuqishme.

Spitali i Gjilanit shumë shpejt pritet të bëhet me drejtor të ri pasiqë konkursi është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Eco Higjiena

Interesimi për këtë pozitë pritet të jetë i madh dhe rivaliteti i fuqishëm. Arsimi Emini tha për rajonipress se konkursi ende është i hapur ndërsa shtoi se ai ende nuk ka vendosur nëse do të hyjë në garë. “Është përgjegjësi e madhe dhe më duhet me i matë këto punë” tha Emini.

Konkursi u jep përparësi kandidatëve me thirrje akademike ndërsa përjashton nga gara kandidatët me të kaluar kriminale dhe me dënime apo aktgjykime të plotfuqishme. /rajonipress/