Fundamenti

Hapet ekspozita personale e profesorit Avni Behluli, “Mitikja e një universi artistik”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është hapur ekspozita “Mitikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli, në Galerinë e Arteve në Gjilan. Kjo ekspozitë realizohet me rastin e 65 vjetorit dhe pensionimit. Ai përmes skulpturës, ka arritur të kapë kohën, ta ndalë për një çast, ta gdhendë në dru, gur e në shpirt.

Kuratori e kësaj ekspozite, Gani Bytyçi, tha se Avniu ka festë të trefishtë: kremton ditëlindjen e tij, përmbyll edhe rrugëtimin e tij profesional, si pedagog arti, (pensionohet) dhe e bën një rekapitullim, një retrospektivë të të gjithë veprës së tij artistike.

Ai shtoi se mbi të gjitha këto, Avniu e ka një pasion, që është skulptura, instalacioni, vizatimi, piktura. Është arti, përgjithësisht.

“Në veprën artistike të autorit, shpalosen epokat, ndërthuren shekujt, jetësohen ngjarjet, skaliten personazhet. Aty shpërfaqen portretet e heronjve, lexohen e kujtohen ngjarjet historike dhe tragjikja e tyre”, tha Bytyçi.

Kuratori theksoi se krijohet mbamendja dhe përjetësohet historia. Aty takojmë luftëtarë e heronj të përmasave kreshnike, si ata të legjendave të lashta. Shohim skena me thyerje shpatash, gërshetim predhash, flijime e rënie në fronte betejash. Aty ndiejmë trishtim për humbje të dhimbshme, por edhe krenari për fitore të mëdha.

“Por, në veprën e Avniut jetësohen edhe ndjenja më sublime, si dashuria e shenjtërimi i jetës dhe krijimi e mbrojtja e saj. Pastaj kultivimi, ruajtja dhe bartja e trashëgimisë socio-kulturore e filozofike, si testament brezash”, tha Gani Bytyçi.

Mobi Casa

Kuratori shtoi se profesori, me skulpturën e tij, sikur i ka përbashkuar kohët, epokat, shekujt. Sikur e ka zënë me dorë amshimin, për ta sjellë para nesh, si komunikim artistik, si raport ndërmjet jetës, historisë dhe artit, në mënyrë që publiku të mund të krijojë raportin e tij me kohën dhe me artin.

“Arti i Avniut është mit. Ai është miti i së kaluarës dhe i të sotmes. Është miti i atdheut dhe i lirisë së tij. Ai është miti i flijimit të luftëtarit. Arti i tij është miti i mbijetesës sonë. Ai është miti për femrën. Miti i amësisë së saj. Në veprën e Avniut mit është vendlindja e tij. Është gjuha dhe autoktonia. Është tradita kulturore. Mit, është vetë arti”, tha kuratori Bytyçi.

Ndërsa ai që mblodhi gjithë këta pjesëmarrës, profesori, Avni Behluli, the se ndihet shumë i lumtur për këtë pjesëmarrje në ekspozitën e tij.

Ai falënderoi edhe Drejtoratin për Kulturë të Komunës së Gjilanit për mbështetjen që po i jep krijuesve jo vetë nga Gjilani, por edhe më gjerë.

“Është për tu lavdëruar Komuna e Gjilanit, për mbështetjen që po i jep krijuesve”, tha Behluli.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, i ka ndarë mirënjohje mjeshtrit Avni Behluli, për kontributin e dhënë /rashumëvjeçar në sferën e arsimit dhe artit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 tetor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.