Fundamenti

Hapet Ekspozita kolektive në nderim të festës së flamurit kombëtar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me këtë rast drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit mbështet ngjarjet kulturore, por po ashtu angazhohet edhe për kushte më të mira për artistët Gjilanas.

Është hapur sot në Muzeun e Qytetit të Gjilanit, Ekspozita Kolektive në pikturë, skulpturë dhe grafikë, e organizuar përmes Shoqatës së Arteve Pamore, për nderë të 28 nëntorit, Ditës së Flamuri dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit mbështet ngjarjet kulturore, por po ashtu angazhohet edhe për kushte më të mira për artistët Gjilanas.

“Komuna e Gjilanit është e angazhuar në mbështetjen e vazhdueshme për kulturën. Po ashtu jemi duke punuar së bashku me kryetarin Haziri që të krijojmë edhe kushte më të mira për artistët tanë. Gjilani ka shumë ngjarje kulturore në kalendarin e vet, po ashtu edhe shumë aktivitete të ndryshme të artit në përgjithësi, të sportit, të rinisë etj. Hapësirat e Komunës së Gjilanit janë në shërbimin tuaj, qoftë në ekspozita personale apo edhe përmes shoqatës. Gjilani ka vlera, që nuk i ka ndoshta asnjë Komunë tjetër të këtyre përmasave, mirëpo duhet ende shumë punë në përmbushjen e kërkesave dhe synimeve tona si shoqëri”, ka thënë drejtori Haziri ndër të tjerash.

Uji Dea

Ndërsa, piktori Demir Behluli ka folur kryesisht në aspektin profesional për sa i përket veprave të ekspozuara nga artistët e ndryshëm Gjilanas.

“Shoqata e Artistëve është themeluar para më shumë se 40 viteve në Gjilan. Përmes saj kanë kaluar shumë piktorë, pedagogë, shumë të rinj, e më pas ka filluar edhe manifestimi Flaka e Janarit. Ekspozita ka një përgatitje të mirë dhe është me vlera të larta. Është një punë e mirë që po bëhet sepse asnjë ekspozitë nuk ka rënë më po ashtu se e mëparshmja. Kualiteti po shkon gjithnjë e më i përsosur. Aktivitetet e shumta të organizuara për nderë të 28 Nëntorit janë ato që po mbledhin qytetarët në vende të ndryshme duke e prekur kulturën në forma e fusha të ndryshme”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ndryshe Shoqata e Arteve Pamore, ka shpallur edhe fituesit e Sallonit të gjashtë, në pikturë çmimin e parë e ka marrë Gëzim Brestovci, Rasim Vllasaliu në grafikë, Aziz Islamaj në skulpturë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.