Hapet ekspozita “Europan Kosova 12”

Gjilan – Në hapjen e ekspozitës “Europan Kosova 12” morën pjesë figura të njohura nga fusha e artit, zyrtar komunal derisa Ilir Gjinolli dhe Qemajl Musafa thanë se kjo ekspozitë është e karakterit ndërkombëtarë.
E titulluar si “Europan Kosova 12” të premten në galerinë e arteve në Gjilan është hapur kjo ekspozitë e cila ngërthen në vete punime të ndryshme që lidhen me jetën urbanistikë të qytetit të Gjilanit.
Ilir Gjinolli organizator së bashku me Veton Nevzadin nga drejtoria e kulturës thanë se ekspozita ka karakter ndërkombëtar derisa u vlerësuan lartë punimet e pjesëmarrësve.
Ilir Gjinolli tha se shpallja e rezultateve të punimeve pritet të bëhet në fillim të dhjetorit kurse temat që janë trajtuar i përkasin ndërtesës së Komunës së vjetër, Hotelit Kristal dhe sheshit të qytetit.
Kurse Qemajl Mustafa tha se ky konkurs është shumë i rëndësishëm sepse ka karakter ndërkombëtar. “Pjesëmarrja në një konkurs ndërkombëtar nuk ndodhë shpesh dhe kjo ka qenë arsyeja që ne jemi përgatitur për të qenë pjesë e punimeve profesionale e që dëshmon se ne kemi kuadro dhe njerëz të aftë që të jenë përkrah kolegëve të tyre nga shtetet më të civilizuara”. /rajonipress/