Fundamenti

Hapet ekspozita e piktorit Agron Saliu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Galerinë Prima Zenter në Berlin hapet këtë të premte ekspozita e piktorit Agron Saliu me titull “Prelude”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen portrete nga cikli “Në Pritje”.

Tematika e ekspozitës ka të bëjë me shtresat sociale në shoqëri, ndërsa portretet janë ekspresive. Në portretet e bëra nga piktori Agron Saliu shihen njerëz të vuajtur, shihet dyfytyrësia, por edhe njerëz shpirtmirë dhe të dashur.

“Atë që e sheh në jetë, atë edhe e pikturon”, do të thotë reflektimin pozitiv, por edhe negativ tek njerëzit, thotë Saliu për DW.

FIDANISHTJA

“Nga realiteti nuk mund të ikim. Ndaj as arti nuk mund t’u ikë dhe t’i përjashtojë njerëzit e vuajtur, dyfytyrësinë”, pohon Saliu, i cili përpiqet “që përmes artit, në mënyrë asociative, t’u japë rol portreteve edhe virtyteve dhe mangësive, siç janë sinqeriteti, gënjeshtra, maska e njerëzve dhe dashuria”, thekson më tutje piktori shqiptar..

Ekspozita e pestë e piktorit Saliu me titull “Prelude” mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë. Ai ka diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi pikturë. Deri tani ka organizuar katër ekspozita personale: në Paris në vitin 2013, Shkup dy herë brenda vitit 2012 dhe një në Tetovë. Ka qenë edhe pjesë e ekspozitave grupore në Sarajevë, Ohër, Gostivar, Tetovë dhe Shkup./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.