UBT

Hapet ekspozita e fotografit Berat Murina

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Kamenicës, është hapur ekspozita e fotografit Berat Murina.

Ekspozita me titull “Pas apokalipsit” me rreth 20 fotografi që paraqesin Kosovën që prej pas luftës, është mbajtur në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, tha se është nder që në komunën e Kamenicës të organizohet një ekspozitë e tillë dhe që komuna të mbështesë një projekt të tillë.

ARKATANA

Sinani ka premtuar se projektet artistike, do ta kenë mbështetjen e komunës në vazhdimësi.

Ndërkaq autori i ekspozitës, Berat Murina, tha se ka dashur që të nis këtë projekt, pikërisht në vendlindjen e tij, projekt i cili siç tha ai, do të rrugëtojë edhe në vende të tjera të Kosovës dhe jashtë saj.

Murina ka falënderuar edhe komunën e Kamenicës për mbështetjen e dhënë.Ekspozita do të jetë e hapur deri më 23.06.2014./rajonipress/