ARKATANA

Hapet edicioni i katërt i ekspozitës së artit pamor “Salloni i Gjilanit 2012”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Komuna e Gjilanit, në Galerinë e Qytetit në praninë e artdashësve gjilanas dhe atyre kosovarë sonte në Gjilan u hap Ekspozita tradicionale për artistët e kosovarë “Salloni i Gjilanit” për vitin 2012.

Të pranishmit në emër të Shoqatës së Arteve Pamore të Gjilanit i përshëndeti piktori Avni Behluli i cili tha që shoqata po punon në funksion të promovimit të vlerave të mirëfillta kulturore në Gjilan.

Hapjen e edicionit të katërt të ekspozitës tradicionale “Salloni i Gjilanit” e bëri Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i cili me këtë rast në emër të kryetarit Mustafa falënderoi komunitetin e gjerë të artistëve gjilanas për punën e vazhdueshme që po e bëjnë për të mbajtur dhe avancuar vlerat artistike në nivel komune dhe vendi.

Mobi Casa

Nevzadi me këtë rast tha se Gjilani po bëhet një eksperiencë e bukur kulturore për këdo që jeton në këto hapësira.

Çmimin e parë të Sallonit të Gjilanit e fitoi Eshtref Qahili (pikturë), Ahmet Ibrahimi (pikturë) dhe Arta Llapashtica (grafikë)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.