Uji Dea

Hapet edhe rruga e mëhallës Tahiri deri në Shindër, banorët e lartësojnë mërgimtarin Sevdail Hazirin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me kontributin financiar të mërgimtarit të palodhur Sevdail Haziri kanë përfunduar punimey e rrugës edhe në mëhallën Tahiri deri në Shindër që shkon në drejtim të Kitkës. Sevdail Haziri thotë se kjo është vendlindja e tij dhe nuk do të kursejë asgjë derisa banorët të lëvizin lirshëm

Bekim Ramadani banor nga Malësia e Bujanocit e ka falënderuar nga zemra Sevdail Hazirin i cili sipas tij i pathyeshëm po vazhdon të rregullojë rrugët në çdo cep të fshatit Suharën.

“Vazhdojnë̈ punimet në rrugën e mëhallës Tahiri, tani rruga nga Kitka (rrafshi i majës) u përfundua deri në Shindër. U hapën rrugët për tek shtëpia e Emrush Tahirit, Ilmi Bajramit, Shaip Sherifit dhe kemi vazhduar në drejtim të Vilishtës. Falënderojmë nga zemra Sevdail Hazirin, i cili i pa thyeshëm vazhdon të rregulloj rrugët në çdo cep të fshatit Suharrën” ka shkruar Ramadani.

Mobi Casa

Sevdail Haziri ndërkaq ndihet shumë i relaksuar që pas kaq vitesh po ua kthen buzëqeshjen banorëve të këtyre trevave. “Unë nuk varem prej asnjë pushteti e as qeverie. I kam mjetet e mija nga djersa e mundi i familjes dhe nuk do të kursehem deri ën fund vetëm që trevën e malësisë ta bëjmë të banueshme dhe të gjallërueshme” u shpreh Sevdaili për rajonipress.

Sevdail Haziri thotë se çdo ditë merr lavdërata e mirënjohje por edhe zotime nga banorët se do të kthehen në vendlindje dhe do të ndërtojnë shtëpi.

“Apeli im është që banorët e shpërngulur me dhunë tani të kthehen në vendlindje. Kushtet janë rregulluar dhe Suharna e meriton një gjallëri të plotë” u shpreh Haziri./rajonipress/