RCCOLA

Hapësirat e jashtëzakonshme të tregjeve që i presin gjilanasit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilani është komunë me potencial tregtar, bujqësor e blegtoral. Herë pas here është shprehur kërkesa për hapësira të reja e për renovim të atyre ekzistuese.

Këtë problem mesa duket Gjilani nuk do ta ketë më. Kryetari Lutfi Haziri, ka prezentuar projektin për tregjet, që do t’iu krijojë gjilanasve një hapësirë jashtëzakonisht të përshtatshme për aktivitetin e tyre të shitjes. Ambientet ku qytetari takohet me blegtorët, bujqit e tregtarët, janë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, ky plan për mandatin e ardhshëm ndërhyn direkt në këtë nevojë.

Mobi Casa

Më poshtë e keni tekstin e plotë të kryetarit:
Tregtarët, fermerët dhe prodhuesit tanë meritojnë hapësira të mjaftueshme për veprimtarinë e tyre.
Projektet tona për tregjet do t’i japin jetë kësaj nevoje, duke e modernizuar tregun e gjelbër ku veprojnë rreth 100 prodhues e 200 tregtarë, duke investuar në tregun e kafshëve për 1667 fermerët aty, duke mundësuar tregjet mobile në Arbëri, Dardani, Kamnik, rrugën afër Përlepnicës, në Kmetovc dhe në afërsi të kishës ortodokse.
Gjithashtu, në projekt është edhe tregu dhe parku në Zhegër i cili iu shërben rreth 2 mijë fermerëve me rreth 4 mijë metra katrorë.

Gjilani është gati. Gjilani është i qytetarit, bujkut, blegtorit e fermerit, prandaj do t’ua mundësojë veprimtarinë si është më së miri. – ka thënë ai.
Përndryshe, ky rregullim i tregjeve do të ishte ndërhyrja më e rëndësishme në këtë veprimtari e bërë që prej pasluftës.#Lutapertegjithe