FIDANISHTJA

Hapen veprimtaritë letrare të manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2020

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Dy novelat e shkrimtarit nga Vlora, Pandeli Koçit, përkatësisht emrit të tij letrar, Sazan Goliku, me titujt ZJARR dhe KËRKIMI, kanë shënuar hapjen e veprimtarive letrare të edicionit të njëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në Sallën e madhe të Konferencave, në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit, në praninë e një numri solid krijuesish e artdashësish, në përputhje me masat anti – Covid – 19, hapjen e këtyre veprimtarive letrare në emër të Organizatorit, e bëri kryetari i asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, z. Sabit Rrustemi, kurse për dy veprat e botuar tash së voni në Kosovë të Sazan Golikut, folën Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu e Nexhat Rexha. Fragmente nga këto novela, deklamoi artistja e skenës letrare, Elenë Hajdari.

Para auditorit të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, u paraqit edhe vetë shkrimtari vlonjat, Pandeli Koçi. Paksa nën emocione dhe i prekur nga një prani e kënaqshme krijuesish e artdashësish, ai kujtoi momente të ndryshme të cilat karakterizuan gjendjen dhe raportet Shqipëri – Kosovë, edhe në fushën e letërsisë, të cilat, fatmirësisht në periudhën e pasluftës morën kahje të mbarë.

FITORJA

Përndryshe, Pandeli Koçi është autor i 15 botimeve për të rritur e i mbi 30 botimeve tjera për fëmijë. Shkruan poezi, tregime e, lëvron edhe prozën e gjatë, novelën e romanin, ku shquhet me një gjuhë poetike dhe me trajtime temash nga më të ndryshmet, të cilat shquhen për cilësi, prurje të reja dhe janë gjithherë aktuale.

Kjo tendencë e këtij autori mjaft prodhimtar, i cili shquhet edhe si një nga njohësit më të mirë të letërsisë që është shkruar në Kosovë, që pas luftës së dytë botërore e këndej, vërehen edhe te këto dy novela, të cilat lexuesit të këtushëm i paraqiten përherë të parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” ( GJilan ) , përkatësisht nga shtëpia botuese “Saga”, Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.