Uji Dea

Hapen disa rrugë në fshatrat malore të Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyrtari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ramadan Berisha, ka thënë se janë rihapur, aftësuar rrugët e dëmtuara nga shiu dhe bora dhe drunjtë e rrëzuar në viset malore. Rrugët e aftësuara për qarkullim pa pengesë janë Gjyrishec nga përmendorja deri te shkolla , si dhe disa rrugë të tjera lokale, rruga në fshatin Lisockë, rruga te lagjja e “Huruglicëve”, brezi kufitarë Shahiq-Zhujë, Tyxhec lagjja e “ Krasniqëve” ku është bërë lidhja e rrugës nga Tyxheci deri në Meshinë, si dhe rruga në Karaçevë të Epërme nga mëhalla “ Velia” deri tek kufiri, gjegjësisht fshati Çarr.

Hapja e këtyre rrugëve është realizuar nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me zyrën e kryetarit.“Me hapjen e këtyre rrugëve, banorëve u është mundësuar qarkullim më i lehtë, si dhe shkuarja deri tek pronat e tyre për të punuar, po ashtu është krijuar mundësia e qarkullimit të mjeteve transportuese si dhe automjeteve të zjarrfikësve, në rast të zjarreve të cilat janë më të shpeshta në zonën kufitare “ ka thënë Berisha.

Ai tha se banorëve të pakt që kanë mbetur në këto anë me ndihmën e ofruar tregon se nuk janë harruar nga komuna e tyre.

Kadrush Osmani, banorë nga fshati Shahiq, shtëpia e të cilit kishte qenë e izoluar për shkak të rrugës, ku ai dhe familjarët e tij vetëm në këmbë kanë pasur mundësi të shkojnë tek shtëpia. Me hapjen dhe zgjerimin e rrugës, kësaj familje u është mundësuar qarkullim më i lehtë për mjetet e ndryshme të transportit.

Mobi Casa

Po ashtu edhe Blerim Isufi, nga fshati Gjyrishec, i cili merrej me bujqësi e falënderoj komunën për aftësimin e rrugës së shkatërruar nga të reshurat e shiut dhe borës.

Edhe Brahim Isufi, banor i fshatit Gjyrishec, ka falënderuar kryetarin Surdulli, për hapjen e rrugëve në fshatin ku ai jeton.

Ndërsa, Amir Gërbavci, Kryetari i Këshillit Lokal për Lisock, Shahiq, Zhuj dhe Gjyryshevc, ka falënderuar organet komunale për punën që kanë bërë për këta banor të cilëve u janë krijuar kushte më të mira për të jetuar.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka theksuar se edhe nëse është një shtëpi e vetme në viset malore, rruga do t’i hapet në mënyrë që banorëve tu krijohen kushte për të jetuar atje dhe për mos tu shpërngulur për shkak të rrugës, e sidomos ata banorë të brezit kufitar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.