Uji Dea

Hap gjigant drejt fazës së grupeve – Ballkani i jashtëzakonshëm fiton në Shkup

/ 3 minuta lexim

Ballkani ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Shkupit me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt fazë së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.

Shkupi kaloi i pari në avantazh në minutën e 18-të, por në minutën e 22-të Ballkani arriti të barazojë.

Pamje nga ndeshja Shkupi – Ballkani (Foto: Ekipa.mk)

Vendasit e nisën më mirë kur rrezikua me Sunday Adetunji në minutën e 15-të, por Damir Ljuljanovic ishte në vend.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli për 1-0 në minutën e 18-të me Adetunjin që gjeti rrjetën pas harkimit në zonë nga Alvarez. Nigeriani shënoi me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe Ballkani arriti të barazojë në minutën e 22-të, kur Armend Thaqi e gjen në zonë Albion Rahmanin, i cili e futi topin në rrjetë nga afër për 1-1.

Ballkani kërkoi penallti në minutën e 37-të, kur Rrahmani u rrëzua në zonë pas një duele me Blerton Shejin, por gjyqtari nuk reagoi fare.

Në minutën e 43-të, Shkupi ka mundur të kthejë epërsinë, kur Brdarovski harkoi në zonë për Adetunjin, i cili me kokë nga afër gjuajti jashtë.

Pamje nga ndeshja Shkupi – Ballkani (Foto: Ekipa.mk)

Fidanishtja

Skuadrat shkuan në pushim me nga një gol për tu kthyer në fraksionin e dytë.

Zhvillohej minuta e 67-të, kur Meriton Korenica me një predhë nga jashtë zonës shënoi një super gol për 2-1.

Suharekasit kanë mundur të shënojë edhe një herë me Ermal Krasniqin disa minuta më vonë, por ai nuk ishte i saktë nga afër.

Shkupi reagoi në minutën e 70-të, kur Queven goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

Minutat e fundit shkuan me Shkupin që kërkonin golin e barazimit dhe Ballkanin që tentonte me kundërsulme.

Pamje nga ndeshja Shkupi – Ballkani (Foto: Ekipa.mk)

Adetunji gjeti goli, por ai ishte në pozitë jashtë lojë në fundin e ndeshjes.

Në kohën shtesë ishte Renaldo Cephas që kishte rast të madh të barazonte rezultatin, por nga afër nuk arriti të shënojë me kokë

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani mori një fitore të madhe si mysafir, pasi pas një jave e pret Shkupin në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/