Eko Higjiena

Hap drejt realizimit të një projekti të rëndësishëm në Llashticë, zyrtarët komunalë inspektojnë urën në hyrje të fshatit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Banorët e fshatit Llashticë presin që së shpejti të nisin punimet për rregullimin dhe përmirësimin e urës në hyrje të fshatit, një projekt që konsiderohet me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i fshatit, Naser Ibishi, i cili njoftoi se gjatë ditës së sotme zyrtarë komunalë kanë zhvilluar një vizitë në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të urës dhe për të shqyrtuar mundësitë e ndërhyrjes infrastrukturore.

Sipas tij, kjo vizitë paraqet një sinjal pozitiv për banorët e fshatit, të cilët prej kohësh kanë kërkuar investime në këtë segment të rëndësishëm rrugor që shërben si hyrje kryesore e Llashticës.

KKVITI

“Shpresojmë që shumë shpejt të fillojnë punimet për rregullimin dhe përmirësimin e urës. Falënderojmë institucionet për interesimin e treguar dhe presim që ky projekt të realizohet në të mirë të banorëve dhe vizitorëve të fshatit”, ka deklaruar Ibishi.

Banorët vlerësojnë se investimi në këtë infrastrukturë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë ata që frekuentojnë këtë zonë.

Ura në hyrje të Llashticës konsiderohet një pikë e rëndësishme lidhëse për banorët dhe vizitorët, ndërsa realizimi i projektit pritet të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës lokale dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë fshat të Anamoravës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.