Hidromorava

Hanumshahe Abdullahu la gjurmë të pashlyera në historinë më të re të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për të përkujtuar jetën, veprën edhe aktivitetin e hershëm të Hanumshahe Abdullahut –Zymberit “Nushi” , në asamblenë e Komunës së Gjilanit është mbajtur një tubim përkujtues, ku për veprën e saj kanë folur Xhyzide Ismajli, Shukrije Rapuca, Flora Masurica, Fitore Mala.

Përvjetori i 14-të i Hanumshahe Abdulahut kishte mbledhur të gjitha gratë e të gjitha partive politike. Aty kishte edhe deputete,(Lirije Kajtazi, Salije Mustafa), këshilltare komunale , aktiviste dhe familjar e bashkëveprimtare të shumta të Nushit.

Fitore Masurica bashkëveprimtare tha se ta përkujtosh Hanumshahen donë të thotë ta përkujtosh një pjesë të lavdishme të historisë më të re të Kosovës. “Nushi ishte një vajzë patriote, e ngritur dhe e ndërtuar me të gjitha tiparet e një familje atdhetare. Unë mburrem me veprimtarinë e saj sepse falë tyre ne sot jemi këtu ku jemi. Nushi dhe shoqet e shokët e saj të ilegales e aktiviteteve dhanë gjithçka që Kosova sot të duket e lirë dhe e pavarur” tha Masurica.

Kurse Xhyzide Ismajli bashkëveprimtare ka folur rreth veprimtarisë dhe aktivitetit të Hanumshahes duke filluar nga viti 1981. Ismajli tha se Nushi ishte aktive dhe pjesëmarrëse e të gjitha demonstratave dhe aktiviteteve ilegale të asaj kohe. “Hanumshahe Abdullahu duke qenë pjesë aktive e këtyre zhvillimeve edhe mbeti pjesë e pandashme dhe pjesë e historisë më të re të popullit të Kosovës. Ajo ishte sypatrembur, e vendosur dhe mbi të gjitha kishte një ideal të fortë për të cilin edhe vdiq krah për krah me të tjerët” tha Ismajli.

Hidromorava

Fitore Mala në emër të familjeve të dëshmorëve ka folur për aktivitetin e Nushit si pjesëtare e UÇK-së. “Nushi edhe në UÇK po edhe në zhvillimet tjera ka qenë e vendosur për të ndihmuar luftën çlirimtare dhe për të ndihmuar ushtarët e UÇK-së. Ajo me të drejtë mund të quhet edhe Shota e Anamoravës” tha Mala.

Ndërkaq Shukrije Rapuca ka propozuar që në emër të Kuvendit Komunal tash e tutje të ndahet një çmim me emrin e Hanumshahe Abdullahut e cila për çdo vit do tu ndahet grave të suksesshme.

Ndryshe Hanumshahe Abdullahu – Zymberi e lindur më 2. 10.1962 është vrarë nga forcat serbe, policore e ushtarake më 15 prill 1999 tek vendi i quajtur “Te Hanët e Zhegovcit”./rajonipress/