United Hospital

Hannoveri po i beson Florent Muslijës, ylli i ri i Kosovës mund të bëhet lider i ekipit gjerman

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Florent Muslija mund të bëhet lider i ri i Hannoverit. Trajneri Mirko Slomka e ka lavdëruar futbollistin kosovar, të cilit po mendon t’ia besojë një rol të rëndësishëm sezonin e ardhshëm në fanellën gjelbër e bardhë.

Florent Muslija po bëhet futbollist gjithnjë e më i rëndësishëm tek Hannoveri, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e festoi ditëlindjen e 21-të, ndërsa trajneri Mirko Slomka e ka konfirmuar besimin karshi përfaqësuesit më të ri të Kombëtares së Kosovës.

Madje, futbollisti ofanziv mund të jetë lideri i ri i ekipit nga Hannoverit nga sezoni i ardhshëm në Bundesliga.

Muslija po e shfaq kreativitetin e tij edhe në fazën përgatitore parasezonale.

Eco Higjiena

“Florenti dje e kishte ditëlindjen dhe ishte normale se iu lejua të hante tortë. Sot ishte një program normal i nutricitetit. Nëse Flo është në lojë, do të thotë se ai po bën mirë”, ka thënë trajneri Slomka, i cili llogarit në 21 vjeçarin, por edhe në dy talentët tjerë, Maina e Weydandt.

“Muslija ka kreativitet, Maina ka shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa Weydandt ka fuqi për të shkuar përpara. Ne kemi tipa lojtarësh mjaft specialë në ato pozita. Kur Florenti punon dhe ka njerëz që punojnë përreth tij, ata e çojnë përpara njëri-tjetrin”, i ka lavdëruar Slomka tre lojtarët e tij.

Muslija ka luajtur mjaftueshëm sezonin e kaluar tek Hannoveri dhe e ka arsyetuar besimin e trajnerit.

Në sezonin e ri, ai mund të jetë edhe më i rëndësishëm dhe lider i klubit gjerman. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.