United Hospital

Hani sa më shumë ushqime që përmbajnë magnez

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pak njerëz janë të vetëdijshëm sesi magnezi është thelbësor për funksionimin e trupit tonë.

Ky mineral është thelbësor pothuajse për çdo funksion dhe ind në trup, mbështet një sistem të shëndoshë imun, parandalon inflamacion e lidhur me disa lloje të kancerit dhe përmirëson funksionin e zemrës, transmeton Gazeta “Zëri”.

Perimet me gjethe të gjelbra
Në botën e të ushqyerit ushqimet me gjethe të gjelbra janë shumë të çmuara. Nëse përcaktoheni për lakër jeshile, spinaq ose për ndonjë tjetër bimë këto superushqime janë plot me minerale dhe vitamina të domosdoshme për trupin. Mundeni të zgjidhni ndonjërën nga mënyrat e konsumimit të perimeve me gjethe, në formën e sallatave, të ziera me mish ose si një shtesë në ushqimet e tjera. Jo vetëm që do të merrni magnezin që është thelbësor, por do të keni një racion të shëndetshëm me shumë pak kalori.

FIDANISHTJA

Peshqit
Ndoshta nga tani e dini se peshku është një përbërës thelbësor i të ushqyerit të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Përveç të qenët një burim i madh i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega 3, peshqit të tillë si skumbri, salmoni dhe tuna janë jashtëzakonisht të pasur me magnez, por ky mineral gjendet edhe në llojet e tjera të peshqve.

Soja
Soja është bimë tepër e shëndetshme, e mbushur me fibra të dobishme, vitamina, minerale dhe aminoacide. Gjysmë filxhani me këtë bimë do t’jua sigurojë magnezin e nevojshëm ditor. Një tjetër mënyrë e mirë për të vënë atë në ushqimin tuaj është pasta nga soja. Bishtajoret e tjera që përmbajnë magnez me bollëk janë fasulja e zezë, e bardhë, bizelet e shumë të tjera

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.