RCCOLA

Hani peshk të paktën një herë në javë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Peshku është një thesar i vërtetë shëndetësor, kështu që duhet ta hani atë të paktën një herë në javë, këshillojnë ekspertët.

Peshku është një ushqim i duhur për trurin. Qoftë fileto, i pjekur në furrë apo në skarë, dhe pa marrë parasysh se sa përmban omega-3, ekspertët rekomandojnë që peshkun ta konsumoni të paktën një herë në javë.

Memoria është shumë më e mirë tek njerëzit të cilët hanë peshk rregullisht, se sa tek ata që nuk e bëjnë këtë, tregon gjithashtu kërkimi shkencor.

Mobi Casa

“Hulumtimi ynë tregon se njerëzit të cilët hanë më shumë peshk të pjekur në furrë, në skarë apo të zier se sa të skuqur, kanë kujtesë shumë më të mirë. Megjithatë, ende nuk e kemi gjetur ndonjë lidhje të qartë në mes të niveleve të acideve yndyrore omega-3 dhe ndryshimeve në tru. Prandaj, në thelb, rekomandohet çfarëdo peshku. Sigurisht, i kemi ekzaminuar të gjithë faktorët që ndikojnë në jetë, ndërsa dieta është vetëm një prej tyre”, thotë profesori i psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë në Pitsburg, dr. James Becker, ndërsa përcjell Daily Mail.

Prandaj, në dietën tuaj përfshini peshk të zier, të pjekur në furrë apo të pjekur në skarë, të paktën një herë në javë.

http://koha.net/?id=13&l=70181