Hidromorava

Hani një portokall në ditë, ja përfitimet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dihet mirë se konsumimi i frutave ka dobi të mëdha për shëndetin, por disa në veçanti dallohen për përfitime më të mëdha. Konsumimi i një portokalli në ditë mund t’i mbajë larg problemet e syve, përcjell “Zëri.info”.

Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidues të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

Fundamenti

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe në perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath. Studimi është publikuar i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”./ZERI