Mobi Casa

Hani mëngjes çdo ditë, ja për çfarë ju ndihmon

/ 1 minutë lexim

Të hash një mëngjes të shëndetshëm është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën. Nga Shkolla Mjekësore e Harvardit shpjegohen shumë arsye pse ngrënia e mëngjesit i bën mirë trupit tuaj.

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mban nën kontroll kolesterolin, e bën trupin tuaj të përgjigjet më mirë ndaj insulinës (dhe kështu ndihmon kundër diabetit të tipit 2), përmirëson performancën tuaj në çështje të lidhura me kujtesën, e ul mundësinë e ngrënies mes vakteve dhe mbingrënien gjatë vakteve, rrit marrjen e ushqyesve të duhur, si dhe ju ndihmon të mbani peshën nën kontroll./

UBT

Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi./gazeta shendeti/