Fundamenti

Hani më shumë peshk për ta parandaluar sëmundjen e Parkinsonit

/ 1 minutë lexim

Parvalbumini, proteinë e cila gjendet në sasi të mëdha në specie të ndryshme të peshqve, e parandalon formimin e strukturave të proteinës që ndërlidhet ngushtë me sëmundjen e Parkinsonit – sipas hulumtimeve të reja të kryera në Suedi.

Një nga shenjat dalluese të sëmundjes së Parkinsonit është formimi amiloid i një proteine të veçantë njerëzore, e cila quhet alpha-synuclein, dhe shpeshherë njihet edhe si ‘proteina e Parkinsonit’.

Hulumtuesit kanë zbuluar se arvalbumini mund të formojë struktura amiloide të cilat lidhen bashkë me proteinën Parkinsonit.

Fidanishtja

Ndërkaq parvalbumini (përbërësi që gjendet te peshqit) në mënyrë efikase i largon këto proteina të Parkinsonit.

Duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët rekomandojnë të konsumoni më shumë peshq në mënyrë që ta parandaloni sëmundjen e Parkinsonit. /Telegrafi/