Hani më shumë jogurt për ta zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kjo për shkak se hulumtimet e reja të publikuara sot (15 shkurt) në revistën ‘American Journal of Hypertension’ kanë zbuluar se njerëzit me shtypje të lartë që hanë më shumë jogurt mund të kenë shanse më të vogla të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmet e zemrës dhe sulmet e trurit.

Mobi Casa

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Bostonit, pas analizimit të të dhënave të 70,000 të rriturve, ka konstatuar se ata me shtypje të lartë të gjakut që kishin konsumuar më shumë se dy herë në javë jogurt, kishin pasur deri 20% rrezik më të ulët të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare.

Rezultatet e tyre tregojnë se jogurti, si pjesë e një diete të mbushur me pemë dhe perime, është i shëndetshëm për zemrën.