Hani këto ushqime dhe kurrë nuk do të trasheni

Një nga këshillat më të shpeshta që e dëgjoni është nëse duhet të hani aq sa keni nevojë për t’u ngopur. Mirëpo, ushqime të ndryshme ndikojnë në ndjenjën e të qenët ngopur, por edhe në linjën tuaj. Janë disa ushqime që më shpejt dhe më mirë përmbushin ndjenjën e urisë. Studimet kanë gjetur fakte se sasia e ushqimit të konsumuar ka ndikim domethënës në ndjenjën e ngopjes, më pas proteinat shkaktojnë ngopje më të madhe në krahasim me karbohidratet dhe yndyrat.
Fibrat ngadalësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit tretës dhe ndihmojnë që të jeni të ngopur për periudhë më të gjatë kohore.
Në vijim ju sjellim edhe listën e ushqimeve të gjellëve që mund t’i hani pa aspak frikë se do të trasheni, sepse ju ngopin shpejt.
Ky ushqim nuk trash, kështu që linja juaj do të jetë e përsosur nëse ju qëndroni besnik ushqimeve si këto: Patatet e ziera, vezët, bollguri, lakra, mollët, mishi pa yndyrë, djathi pa yndyrë, perimet dhe kokoshkat.
(Kosova Sot)