RCCOLA

Hani këto produkte, digjni yndyrat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nëse deri më sot nuk keni pasur sukses me dieta për t’u dobësuar, pse nuk provoni njëherë rrugët dhe ushqimet natyrale? Megjithëse nuk ekziston ndonjë rrugë magjike për t’u dobësuar, ju mund t’i konsumoni produktet ushqimore të cilat rrisin potencialin e djegies së yndyrave të trupit tuaj.

Çaji i gjelbër
Katesina që ai përmban përshpejton metabolizmin dhe sasinë e yndyrave të djegura nga mëlçia. Për të pasur rezultate të mira pini 4-6 gota çaj të gjelbër në ditë dhe bëni të paktën 3 orë ushtrime në javë.

Veza
Me ndihmën e proteinave që ajo përmban ju ndihmon të dobësoheni. Pikë së pari trupi juaj përdor më shumë energji për t’i copëtuar ushqimet proteinike. Përveç kësaj, proteina përforcon muskujt, sepse muskujt djegin më shumë yndyra. Si përfundim,
proteinat ju ngopin më shumë se karbohidratet.

Arra, bajame
Yndyrat, fibrat dhe proteinat që përmbajnë rrisin imunitetin e insulinës në trup dhe ndihmojnë në dobësim. Arra është një nga burimet më të mira të acidit Omega-3, kurse bajamja luan një rol ekstra në strukturën e kockave.

RCCOLA

Peshku
Në një studim të bërë nga Universiteti i Njukasëllit u theksua se acidet yndyrorë Omega-3, që gjenden te peshku salmon, pakësojnë masat e yndyrave. Ndërsa studime të tjera tregojnë se acidet Omega-3 jua japin ndjesinë e ngopjes dhe 2 orë pasi keni ngrënë peshk të skuqur do të ndiheni akoma të ngopur.

Farë liri
Me ndihmën e linjanit që përmban mundëson një masë indeksi dhe më pak yndyra në trup tek gratë në periudhën pas menopauzës. Ju mund t’ua shtoni nga një lugë farë liri çdo ditë në mëngjes drithërave, kosit ose sallatës.

Uthulla
Shkencëtarët pohojnë se uthulla vë në lëvizje gjenet produktive, të cilët ndihmojnë në copëzimin e yndyrave në trup. Pini çdo ditë nga një lugë gjelle uthull të holluar me qumësht ose me sodë.