UBT

Hani këto fruta për të qenë të lumtur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Që frutat dhe perimet bëjnë mirë për organizmin e njeriut, ulin rrezikun ndaj kancerit dhe infarktit, këtë e dinim, por që konsumimi i tyre na bën të lumtur këtë nuk e kishim imagjinuar. Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur kërkuesit e universitetit anglez të Warwick.

Studimi është publikuar në gazetën amerikane të shëndetit publik dhe është i pari i këtij niveli që ka marrë në analizë mirëqenien psikologjike që përftohet nga konsumi i frutave dhe perimeve.

Sipas studimi për të arritur lumturinë janë të mjaftueshme konsumi i tetë porcioneve në ditë. Autorët kanë zbuluar se efekti që arrihet është i krahasueshëm me atë që provohet kur kalohet nga i papunë në të punësuar. Një gjë të tillë mund ta provojë dikush që për disa vite me radhë ndryshon dietën e të ushqyerit duke kaluar në mesatarisht tetë porcione në ditë fruta dhe perime.

RCCOLA

Kërkimi u bë i mundur në bashkëpunim me universitetin australian të Queensland e ku morën pjesë 12,385 të rritur.

“Konsumi i frutave dhe perimeve mesa duket rrit lumturinë tonë më shpejt nga sa mund ta bëjë vetë organizimi. Janë ulur ndjeshëm stimujt e njerëzve pë të konsumuar ushqime të shëndetshme. Duhet të mbahet në konsideratë fakti se efektet negative që nxisin kancerin mund të shfaqen në organizëm pas dhjetë vjetësh”, thotë një nga autorët Andrew Oswald.