UBT

Hani KASTRAVECË sa ma shpesh që mundeni! Nuk mund ta besoni çfarë efekte shëruese ka

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Studime të shumta tregojnë se përbërësit e kastravecit janë shumë të mirë për luftimin e disa llojeve të kancerit.

Gjithashtu, kastravecët e përmirësojnë gjendjen e flokëve, lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e të gjitha toksinave të trupit, transmeton Telegrafi.

Krejt çfarë duhet të bëni për t’i pasur këto përfitime shëndetësore të kastravecit, është të shtoni kastravecin në ushqimin tuaj.

Kastraveci i eliminon toksinat dhe e hidraton trupin

Siç e dinë shumë njerëz, 95 për qind e kastravecit është ujë. Kastraveci gjithashtu është i pasur me shumë vitamina dhe kësisoj e mbush trupin me vitaminat thelbësore.

Shumica e vitaminës C që e ka kastraveci, gjendet në lëvoren e kastravecit, prandaj nutricistët rekomandojnë ta konsumoni bashkë me lëvore.

Sistem më i mirë i tretjes

Mobi Casa

Konsumimi i kastravecit çdo ditë e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, kastraveci është i pasur me ujë dhe fibra.

Përqindje e lartë e vitaminës B

Një ndër përfitimet më të vlefshme të kastravecit është se përmban sasi të madhe të vitaminës B dhe trupit i duhet kjo vitaminë çdo ditë.

Prandaj, konsumoni kastravecë për ta furnizuar trupin me këtë vitaminë.

Parandalon erën e keqe të gojës

Thjesht e preni një copë të kastravecit, e vendosni në gojë dhe e mbani për një minutë.

Për shkak se kastraveci ka veti antibakteriale dhe këto veti i vrasin të gjitha bakteret që janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës, ju do të vëreni se brenda pak minutave do t’ju hiqet era e keqe e gojës. /Telegrafi/