Fundamenti

Hani Elezit nderon me mirënjohje Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar me mirënjohje nga ana e kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, për kontributin e tij në themelimin e kësaj komune, në kohën kur ka qenë ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryetari Suma theksoi faktin se sot Hani i Elezit është storie e suksesit si Komunë e re, për vetëqëndrueshmërinë dhe për funksionimin e mirë.

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Suma për mirënjohjen, të cilën e pranoi gjatë vizitës në Komunën e Hanit të Elezit dhe e njoftoi këtë të fundit lidhur programin e mekanizmave të Komisionit Europian, që ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar si mundësi për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmirësimin e jetës së banorëve në zonat ndërkufitare.

Eco Higjiena

“Objektivi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik duke nxitur integrimin, zhvillimin e përbashkët dhe përdorimin e potencialeve dhe mundësive për të bërë zonën ndërkufitare tërheqëse për të jetuar dhe punuar. Është mundësi shumë e mirë e zhvillimit, pasi tashmë jemi duke hyrë në fazën projekteve të mekanizmave të Komisionit Eurpian dhe mundësi të mëdha që të konkurrohet përmes projekteve të ndryshme”, tha Haziri.

“Fillimi i këtij projekti pritet të nis në tetor të këtij viti dhe komunat e zonës kufitare të Rajonit të Gjilani që kufizohen me Republikën e Maqedonisë duhet me kohë të identifikojnë projektet dhe partnerët potencial në mënyrë që të përfitohet nga ky instrument financiar”, shtoi kryetari Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.