Hani agrume, mbrohuni nga tumoret

/ 2 minuta lexim

Agrumet janë frutat më të pasura me vitaminë C, përbërës themelorë për të ngritur nivelin e adrenalinës dhe të noradrenalinës në tru.

Këto përbërës janë neurotrasmetues që na mbajnë të vëmendshëm, të shkathët, reagues dhe të zgjuar.

Disa studime tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht agrume janë më pak të prekur nga disa forma tumori, siç janë kanceri në stomak dhe i zorrës, transmeton “Zeri.info”.

– Portokalli: Përmban vitaminë C, pektinë, fibra të tretshme, flavonidë, antioksidues. Sistemon funksionet tretëse dhe rrit rezistencën nga infeksionet, si edhe fuqizon thithjen e hekurit. Lëkura e portokallit mund të zihet në ujë.

UBT

Ky lëng favorizon funksionet e mëlçisë, pastron organizmin dhe mendohet se parandalon kancerin në stomak. Flavonidët, duke qenë antioksidues të fuqishëm përmirësojnë qarkullimin dhe ulin radikalet e lira.

– Limoni: Përmban vitaminë C, betakarotinë dhe vitaminat e grupit B. Ka limonenë, një substancë që mbron nga kanceri në gji. Eliminon disa yndyra, disa papastërti nga gjaku dhe ndihmon për një tretje të rregullt për të përmirësuar funksionalitetin e mëlçisë. Favorizon mbylljen e plagëve. I dobishëm edhe për reumatizmën dhe artritin.

Limoni është padyshim shtrënguesi më i mirë natyral me efekt të menjëhershëm kur jemi me diarre. Mjafton lëngu i një gjysmë limoni të pjekur dhe brenda 10 minutash diarreja dhe dhimbja e barkut do të zhduken. /ZËRI/