ARKATANA

Handikos, Shoqata e të Verbërve dhe Shurdhmemecëve falënderojnë Lutfi Hazirin për mbështetjen e vazhdueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, i cili është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shoqatën e “Handikos”, Shoqatën e të Verbërve dhe Shoqatën e Shurdhmemecëve.

Naxhie Salihu, përfaqësuese e “Handikos”, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, e ka njoftuar për punën që bëhet aty, derisa ka ka thënë se kjo shoqatë ka pasur bashkëpunim të mirë me Komunën e Gjilanit, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi.

“Me mundësitë tuaja, na keni përkrahur dhe na keni qëndruar në krah gjithmonë. Ju falënderoj z. kryetar”, ka thënë Salihu.

Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, pohoi se falë kujdesit të kryetarit të Gjilanit për ta gjatë katër viteve e kanë pasur më të lehtë funksionimin.

FIDANISHTJA

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë pati edhe Shpresa Sejdiu, përfaqësuese e Shoqatës së Shurdhmemecëve, duke shpresuar dhe mbështetja e Komunës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur fjalë falënderimi për pritjen, përderisa ka vlerësuar lartë punën që bëhet në këto shoqata.

Ai është zotuar se mbështetja e Komunës për këto shoqata do të vazhdoj edhe në mandatin e ri qeverisës për t’i dalë në ndihmë këtyre tri kategorive të shoqërisë në shumë aspekte./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.