UBT

“Handikos” nuk është më i vetëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Menaxheri i Qendrës së “HANDIKOS”-it, Remzi Kqiku, ka takuar Avni Rudakun nga Lëvizja VV! në Gjilan, duke u njoftuar rreth projektit të punës dhe kalendarit vjetor 2014 të kësaj shoqate.

Remzi Kqiku që në fillim të takimit, ka njoftuar Rudakun për projekt-propozimin e Qendrës së Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi “HANDIKOS” – Qendrën e personave me nevoja të kufizuara dhe kërkesën për mbështetje nga komuna e Gjilanit, rreth aktiviteteve të personave me aftësi të kufizuara dhe nevojave të tyre të aktiviteteve të vitit 2014.

“Ne kemi dërguar projekt-propozimin me tërësinë e linjës buxhetore për komunën e Gjilanit, me kohëzgjatje prej një viti. Ne kemi specifikuar të gjitha nevojat tona dhe të gjitha shpenzimet. Tash presim edhe nga asambleistët e Lëvizjes VV! që ta mbështesin edhe në Kuvend, miratimin e projektit dhe kërkesën tonë. Ne presim nga ju që t’i përkrahni shoqatat tona edhe në mënyrë institucionale dhe me miratim edhe në Kuvendin Komunal, pasi që tash keni 4 asambleistë, të cilët mund të fuqizojnë dhe përkrahin kërkesat tona në Kuvend. Kemi shkuar edhe në subjektet tjera dhe jemi takuar edhe me kreun e komunës, z. Haziri dhe të gjithë po informojmë për kërkesat tona dhe po kërkojmë pranimin e tyre” – ka thënë drejtuesi i “HANDIKOS”-it, Kqiku.

Uji Dea

Në anën tjetër, Avni Rudaku ka siguruar menaxherin e “HANDIKOS”-it, se do të mbështesin pa u kursyer projekt-propozimin e tyre dhe do të ketë konsulta edhe me asamblesitët e Lëvizjes, në mënyrë që kërkesa tyre të miratohet. “Tash nuk jeni të vetëm dhe do të keni katër asambleistët tanë në dispozicion për të avokuar, iniciuar, miratuar dhe mbrojtur kërkesat dhe nevojat tuaja. Tash edhe ju keni zë brenda Kuvendit dhe jo vetëm kësaj radhe, por kurdoherë ju duhet të kërkoni ndihmën e asambleistëve tanë komunalë” – ka thënë Rudaku, duke vazhduar bashkëbisedimin për detajet e kërkesës së dërguar në komunë.

“Së pari asambleistët tanë do ta lexojnë në tërësi projekt-buxhetin dhe kalendarin e aktiviteteve dhe të shërbimeve tuaja për vitin 2014, dhe besojmë se çdo gjë që shkon në të mirën e personave me aftësi të kufizuara, do të jetë e përshëndetur nga asambleistët tanë. Është e duhur po ashtu, që të presim edhe përgjigjen në afatin ligjor nga ana e komunës dhe nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë, kërkesa iniciohet edhe prej asambleistëve tanë komunalë” – ka përfunduar fjalën Rudaku. Takimet e tilla priten të intensifikohen me secilin përfaqësim dhe qytetar nga Lëvizja VV! dhe asambleistët e Lëvizjes do të jenë përkrah qytetarëve kurdoherë, veçmas ndaj kategorive shoqërore si kjo e “HANDIKOS”-it dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjer më tani kjo qendër./rajonipress/