ARKATANA

Handikos në Gjilan shpërndan tableta për fëmijët me aftësi të kufizuara

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizata për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara Handikos në Gjilan, ka shpërndarë sot gjashtë tableta për nxënësit, duke iu ofruar mundësi komunikimi online në kohë pandemie.

Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikos, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe UNICEF për mbështetjen e madhe të ofruar.

ARKATANA

“Sot po i shpërndajmë gjashtë tableta për fëmijët me çanta shkollore, të mbushura me material shkollorë. Në Gjilan janë përfshirë në arsim 142 fëmijë me aftësi të kufizuara, prej të cilëve fal mbështetjes së Komunës e UNICEF, janë pajisur me tableta 63 nxënës. Këto pajisje kanë krijuar një mundësi të mirë për komunikim në këtë situatë pandemie”, tha Shurdhani.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe nënkryetari për komunitete i Gjilanit, Kadir Hysein, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, të cilët janë shprehur se solidariteti me këta persona do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për t’ua lehtësuar shkollimin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.