Uji Dea

HandiKOS falënderon komunën për mbështetje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur përfaqësuesit e HandiKOS, menaxherin rajonal Fatmir Shurdhani dhe koordinatoren e zyrës në Kamenicë Hyrmete Morina me bashkëpunëtorët. Përfaqësuesit e HandiKOS e kanë falënderuar komunën e Kamenicës për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve të tyre dhe përkujdesjen që ka treguar komuna që përmes mjeteve financiare të siguroj funksionimin e zyrës së HandiKOS-it në Kamenicë.

“Ne u jemi mirënjohës për kontributin tuaj që jepni për përsonat me aftësi të kufizuara në teritorin e komunës së Kamenicës. Edhe përkundër vështirësive buxhetore, ne i kemi përkrahur projektet Tuaja sepse përmes tyre kemi mbështetur një kategori të caktuar të shoqërisë sonë e cila për ne është shumë e rëndësishme. Kryetari Begzad Sinani dhe të gjithë ne jemi të interesuar që bashkërisht me ju të kërkojmë edhe donator dhe mbështetës të tjerë të cilët ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të përsonave me nevoja të veçanta” tha nënkryetari Matoshi.

Përfaqësuesit e HandiKOS kanë folur për punën që po bën zyra në Kamenicë, e në theks të veçantë për aktivitetet me fëmijët me nevoja të veçanta ku sipas tyre janë 35 fëmijë në komunën e Kamenicës që trajtohen nga kjo organizatë. Kamenica sipas përfaqësuesve të organizatës bën pjesë në komunat që më së tepërmi i mbështesin aktivitet dhe funksionimin e HandiKOS.

United Hospital

Fatmir Shurdhani menaxher rajonal tha se qëllimi i tyre është që të zgjerohet aktiviteti i HandiKOS dhe të funksionojë si Qendër e Rehabilitimit e bazuar në Bashkësi.

Për këtë ide u vlerësua se duhet të ndahet një vend i veçantë dhe kërkesa për këtë t`i drejtohet Kuvendit Komunal, e pas kësaj të kërkohen donator të mundshëm për ndërtimin e kësaj qendre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.