ARKATANA

“Handikos” dhe Shoqatat tjera mbështesin “Misionin e Ri”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidatët e PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Qemajl Mustafa dhe Salihe Mustafa, në kuadër të prezantimit të Fondit për Zhvillim dhe Punësim, kanë vizituar edhe tri shoqatat, Handikos, Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe shoqatën e të Verbërve.

Këto shoqata u shprehen të gatshme për të mbështetur kandidatët e PDK-së për deputet, duke besuar se do të gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen edhe nga qeverisja e ardhshme e PDK-së.

Të tri shoqatat shprehen falënderim të veçantë për ish-kryetarin Qemajl Mustafa, i cili ka mbështetur me vite të tëra projektet dhe kërkesat e tyre. Falë tij, ne sot kemi objektin e ri, kushtet më të mira të punës, ka punësuar në komunë dy persona me aftësi të kufizuara dhe në vazhdimësi na ka mbështetur financiarisht shoqatat tona.

Ndërsa, gjatë bashkëbisedimit ata u shprehën të zhgënjyer me qeverisjen aktuale të komunës, duke numëruar arsyet dhe problemet me të cilat sot po përballen te tri shoqatat. Tani nga komuna i janë ndërprerë financimi i projekteve, i është ndërprerë kontrata e punës personit me aftësi të kufizuara, shoqata e të verbërve ka dy muaj që nuk kanë marr përgjigje nga komuna lidhur me kërkesën e drejtuar, me kryetarin e komunës ka me muaj që nuk mund të takohen etj.

Ata u shprehën të pakënaqur edhe me drejtorin e arsimit, sepse deri më tani as nuk kemi pasur të vetmin takim dhe kanë shkëputur raportet me ne. Ne kemi fëmijë të hendikepuar të cilët në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve të transportit, ata sot kanë mbetur jashtë bankave shkollore, tani gjendja në shoqatat tona është shumë e vështirësuar, kemi stagnim të gjendjes.

ARKATANA

Qemajl Mustafa shprehu bindjen se ne do të vazhdojmë të ju qëndrojmë pranë jush, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ju përkrahur edhe në të ardhmen, sepse ne i kuptojmë drejtë problemet dhe nevojat e tyre, ne kemi bërë të mundshëm për ju dhe do të mundohemi të bëjmë të mundshmen edhe në të ardhmen për ju, si në aspektin e financimit të projekteve, punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe trajtimin e drejtë të kërkesave tuaja.

Ndërsa Salihe Mustafa tha se Ligji për Aftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar është monitoruar nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Social,
ku unë kam marr pjesë si anëtare e PDK-së, ne kemi kërkuar që ligji të plotësohet e të ndryshohet në favor të kësaj kategorie.

Në ligjin aktual parashihet që secila kompani që ka mbi 50 të punëtor, duhet të punësoj një person me aftësi të kufizuar. Ne si PDK do të ndryshojmë këtë ligj, që në rast se nuk zbatohet ky ligj nga kompania përkatëse, atëherë duhet të detyrohet që të paguajë page minimale mujore në një fond të veçante.

Tri shoqatat falënderuan kandidatët për vizitën dhe mbështetjen e angazhimin që kanë bërë deri më tani për ta, duke besuar se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë kjo përkrahje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.