UBT

Hamza: Vetëvendosje votoi në Kuvend pagesën prej 11 milionë eurove për rrymën në veri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza në konferencën për media të kësaj partie ka thënë se votimi në kuvend për ndarjen e mjeteve shtesë për KOSTT-in për pagesën e rrymës në veri është në kundërshtim me ligjin, raporton Gazeta Express.

Hamza tha se KOSTT është ndërmarrje publike dhe Kuvendi nuk ka të drejt të ndërhyjë në këtë ndërmarrje.

“Sot, Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave të partive në pushtet ka miratuar rekomandimin e komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për ndarjen e mjeteve shtesë ndërmarrjes publike KOSTT për pagesën e energjisë elektrike në veri.Kjo është në kundërshtim me ligjin përshkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike në bazë të statutit, dhe është 100% pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje e qeverisjes korporative përshkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejt të ndërhyjë në këtë ndërmarrje sipas ligjit në fuqi. Do të thotë Kuvendi sot, përkatësisht, partitë në pushtet kanë përkrahur një kërkesë për pagesën e 11 milionë euro të energjisë elektrike për serbët në 4 komuan në veri. ”, tha Hamza.

Mobi Casa

Ai tutje tha se me paratë e qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës po paguhet energjia elektrike për serbët në veri.

“Ne kemi një vendim gjykate që qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës nuk është ligjore me u ngarku me pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri. Është absurde që në mungesë të mjeteve jemi detyruar të zvogëlojmë pensionet dhe s’kemi buxhet për shëndetësi, ndërkaq të ndahen 11 milionë euro për rrymën në veri. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhet rryma në veri të Kosovës”, tha Hamza./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.