Mobi Casa

Hamza thotë se po bëhet trafikim me buxhetin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas votimit të mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për të vazhduar me procedurë të përshpejtuar me projektligjin për buxhetin 2020, shefi i deputetëve të PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar duke thënë se është bërë trafikim me buxhetin.

Ai ka kritikuar pozitën që ka miratuar mocionin dhe sipas tij, këtë e ka bërë pa mbërritur në sallë opozita.

“Bash ky është trafikim i buxhetit, bash ky është mosmbajtje e fjalës, bash ky është lëndim, unë besoj që këtij vendi ka me i vy bashkëpunimi pozitë-opozitë edhe në raste të tjera edhe në momente tjera, qysh me besu unë, unë jam i gabueshëm, unë kam gabuar, do të gaboj, i kuptoj dallimet politike por këtë keni mujt me bë vetëm ju, e keni mrri një diçka, buxheti tek e fundit mos me kalu sonte, kish kalu Brenda tre-katër ditësh, kishe kalu në një afat tjetër”, tha Hamza, njofton KP.

Ai ka thënë se problem i qeverisë nuk është koronavirusi siç po thonë.

Mobi Casa

“Qeverisë i kam treguar me kohë, në mënyrën më të butë që kam ditur dje kam mundur që je duke u vonuar. Është vonuar dhe problem nuk është koronavirusi, është mos përgatitja dhe procedimi i buxhetit në kohë. E keni mshel derën për me pas komunikim me Partinë Demokratike, për çështjet të cilat u duhet konsensusi, na keni thirr, na keni qitë prej sallës, para se me ardhur keni mujt me thënë thërrasim deputetët e opozitës me ardhur në sallë, me i ra ziles por e keni ditë që i keni 61 numra i kuptojmë ne këto teknika, se jemi goxha moti në këto procese”, tha ai.

Por, kryetarja e Kuvendit tha se mos ardhjen e opozitës në sallë e ka kuptuar si ndihmë për të vazhduar tutje me seancën, e duke mos dashur ata që të bllokojnë procesin.

“Zoti Hamza ju falënderoj për korrektësinë që e keni treguar në takimin që e patëm. Por po u tregoj sinqerisht që përshtypja jonë ishte që ju vet nuk po doni me ardhur, përkundër 25 minuta të ziles edhe përkundër faktit që u përmend ora e saktë, pra 17:20 kur fillojmë. Nuk ish dasht me e trajtu këtë si diçka tjetër, por thjeshtë si procedurë të cilën unë kam qenë e detyruar ta respektojmë dhe është kërkesë e deputetëve që në momentin kur janë 61 në sallë me procedu për shkak të pritjes së gjatë”, tha ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.