ARKATANA

Hamza: S’mundesh me thënë e pranojmë propozimin franko-gjerman, por s’e pranojmë Asociacionin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në një intervistë ku shpalosi shumë detaje ekskluzive nga plani franko-gjerman, anëtari i këshillit drejtues të partisë më të madhe opozitare PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se njëra prej pikave është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga shteti i Kosovës.

Hamza ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se plani franko-gjerman është mere ose leje dhe nëse nuk pranon Kosova ndonjë pikë të marrëveshjes, atëherë do të ketë sanksione nga komuniteti ndërkombëtar.

Hamza ka thënë se nëse pranohet plani, atëherë pranohet edhe Asociacioni.

Uji Dea

“Nuk mundesh me thënë nuk e pranoj planin franko-gjerman e jo Asociacionin. Sepse Asociacioni është brenda”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Ai po ashtu ka thënë se ai po e jep mendimin e tij e jo të partisë, në momentin kur thotë se ky plan ka shumë paqartësi dhe duhet të ketë rezerva në pranimin e plotë të tij.

“Qëndrimet e PDK i jep kryetari Memli Krasniqi. Unë jap mendimin tim si anëtar i kryesisë. Nuk mund të thuash jam për propozimin franko-gjerman por jam kundër Asociacionit. Është brenda”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.