Uji Dea

Hamza: Situata me Amerikën është bërë shumë e rrezikshme, Kurti të reflektojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka tërhequr vëmendjen për seriozitetin e situatës për raportet me Shtetet e Bashkuara.

Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se situata me Amerikën është shumë serioze.

“Është mirë [Kurti] me reflektua”.

I pari i deputetëve të PDK-së thotë se Vetëvendosje edhe te Plani Ahtisaari, apo procesi i demarkacionit kanë qenë kundër proceseve.

Mobi Casa

“Ata vazhdimisht kanë pasur qëndrime që vazhdimisht nuk i kanë kontribuuar situatës në Kosovë. Po i dëmtojnë relacionet me partnerët tonë strategjikë… Edhe atëherë situata ka qenë keq, por tash situata është bërë shumë e rrezikshme”.

Hamza ka thënë se dëm i madh Kosovës i bëhet vetëm nëse SHBA ndal përkrahjen e “lëre më të bëhen penalizime”.

Deputeti opozitar thotë se zyrtarisht nuk ka parë ndonjë dokument ku Amerika ka pezulluar fondet e ndihmës për Kosovës.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së thotë se Grenell po kërkon më shumë nga Kosova për shkak të rolit që SHBA ka pasur në shtet formimin e Kosovës, por sipas tij edhe kërkesat ndaj Serbisë mbeten të njëjta./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.