UBT

Hamza për Qeverinë: Kjo nuk është kapje, por plasje e shtetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Qeverinë, e cila ka sjellë në Kuvend propozimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së.

Hamza ka thënë se nuk qëndron pretendimi i pozitës që në RTK nuk ka pasur auditim.

“E padrejtë dhe e papranueshme me thënë që RTK-ja nuk ka pasur auditim, dallon kur auditimin e kryen zyra e auditimit dhe kur auditimi kryhet nga një auditim i jashtëm”, ka deklaruar Hamza në Kuvend, raporton Zeri.info.

Eco Higjiena

Ai ka thënë më tej se nuk është duke mbrojtur shkeljet ligjore, ndërsa ka akuzuar Qeverinë se jo vetëm që e ka kapur shtetin, por, siç ka thënë ai, “kjo është plasje e shtetit”.

“Ka dallim mes raportit financiar dhe raportit të punës. Nuk jam këtu për të mbrojtur shkeljet ligjore të askujt. Kjo më nuk është kapje e shtetit, kjo është plasje e shtetit, shkarkoni me një vendim gjitha bordet, mirëpo le të mendojnë edhe ata të cilët janë duke bërë këto veprime që munden me u përball me përgjegjësi ligjore. Është keqpërdorim i pozitës zyrtare kur ke tejkalim të kompetencave ligjore.

Unë kam pritur që nga shumica me pa propozime për Ligjin për RTK-në dhe kjo vetëm shkarkime bordesh. Çka ka ndërruar gjendja për të mirë në disa ndërmarrje ku ka ndodhur shkarkimi kundërshtim me ligjin”, ka deklaruar Hamza. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.