UBT

Hamza për dialogun: S’është temë e lehtë, por s’ka alternativë, duhet të përfundojë me njohje reciproke

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e partisë, pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Pas kësaj mbledhje, Hamza në një konferencë për media shpalosi edhe objektivat e tij për disa çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Në pyetjen e gazetarëve, Hamza tha se kjo temë s’është e lehtë dhe se asnjë qeveri me dëshirë s’do të merrej me të, por tha se s’ka alternativë.

Hidromorava

“Dialogu nuk është temë e lehtë, nuk është temë që asnjëra prej qeverive me dëshirë do të merrej me të, por është pa alternativë. Prandaj, sigurisht se dialogu duhet të vazhdojë, por ne insistojmë dialogu të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfundojë me marrëveshje përfundimtare që nënkupton edhe njohje reciproke. Ky do të jetë insistimi ynë”.

“Ne kemi një platformë të qartë qeverisëse për ekonomi të zhvilluar, stabilitet politik, dialog të përgjegjshëm, sundim të ligjit, investime kapitale dhe integrim euroatlantik”, tha Hamza./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.